Tirana eliminohet me “nder” ndaj Besiktasit, mundet edhe në “Air Albania”

Tirana nuk ka mundur të bëjë mrekullinë, teksa është mundur dhe në sfidën e kthimit 2-0 ndaj Besiktasit, pasi kishte humbur 3-1 në Turqi. Skuadra e Shehit luan si e barabartë me gjigantët turq në pjesën e parë, por nuk arrin që të finalizojë rastet e krijuara.

Besiktas tregon se është një skuadër e madhe, pasi në rastin e parë të rrezikshëm, arrin të shënojë me Amartey, që zhbllokon sfidën në pjesën e dytë.

Pak minuta më vonë turqit mbeten me 10 lojtarë, por Tirana nuk arrin të përfitojë, madje është Besiktas që shënon edhe golin e dytë me Aboubakar. Mbyllet 2-0 sfida në favor të miqve, që kualifikohen në turin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?