Tirana fiton duelin e mbijetesës ndaj Flamurtarit, por mbetet e fundit
Tirana arriti një fitore minimale, por tejet të rëndësishme, duke triumfuar 1-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit.
Në stadiumin “Selman Stërmasi”, të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por pjesa e parë u mbyll pa gola, me mbrojtjet që funksionuan mirë.
Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit u shfaqën më kërkues dhe e rritën presionin drejt portës kundërshtare. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 77-të, kur afrimi i merkatos së dimrit, Myslovic, finalizoi saktë pas një kombinimi me Voglin, duke i dhënë avantazhin Tiranës.
Pas pësimit të golit, Flamurtari u përpoq të reagojë, por has në një mbrojtje të organizuar mirë të vendasve.
Falë këtij suksesi, Tirana ngjitet në kuotën e 17 pikëve, megjithatë mbetet në vendin e fundit të renditjes. Flamurtari, nga ana tjetër, pozicionohet i parafundit, me një pikë më shumë se bardheblutë.
KOHA JONË SONDAZH

