Tirana fiton kupën në Volejboll, dhe rikthen trofeun pas 26 vitesh

Tirana mbrëmjen e së dielës fitoi edhe trofeun e katërt sezonal, Kupën e Shqipërisë sërish përball Erzenit në finale me shifrat 3-1.

Një ndeshje me pak histori pasi bardheblutë fituan setin e parë, më pas shijakasit provuan të rezistojnë duke fituar setin e dytë por vetëm kaq, pasi në dy setet e tjera nuk pati më histori ky takim pasi bardheblutë ishin dukshëm dominues duke ms i dhënë asnjë shans kundërshtarit.

Në këtë mënyrë skuadra kryeqytetase rikthen trofeun pas 26 vitesh nën ngjyrat bardheblu dhe s për koincidencë 3 finalete fundit i ka fituar përballë Erzenit të Shijakut duke i fituar të treja, nga Kupa e Pavarësisë, Liga Gjergj Kastriotni dhe nga kjo fundjavë Tirana merr edhe Kupën e Shqipërisë duke siguruar kështu një vend për në kupat e europës Cev CUP.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?