Tirana fiton me lehtësi ndaj Apolonisë, Bylis mund Kastriotin  

Tirana vijon momentin pozitiv, teksa ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat nën drejtimin e Nevil Dedes. Kampionët e Shqipërisë fitoi 3-0 kundër Apolonisë, teksa fraksioni i parë do të mbyllej pa gola. Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Ismajlgecin, i cili realizoi në minutën e 49-të, pas një aksioni fantastik të Muçit.

Në minutën e 77-të ndërkohë kryeqytetasit do të realizonin edhe golin e dytë me Bathën, i cili arriti që të mposht portierin Harizaj. 4 minuta nga fundi ndërkohë Ernest Muçi e dërgoi topin në rrjetë duke kompletuar një ndeshje perfekte të tij. Tirana me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë.

Bylis fitoi 2-1 sfidën ndaj Kastriotit. Ndreca dhe Mehmetllari realizuan dy golat për vendasit, ndërkohë që për krutanët nuk do të mjaftonte realizimi i Devid. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP