Tirana fiton me përmbysje miqësoren ndaj Vllaznisë

Tirana mori një fitore 2-1 në derbin e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Sfida miqësore e luajtur në “Selman Stërmasi” nisi në mënyrën më të mirë për kuqeblutë që fituan një penallti pas 10 minutash, teksa do të kthehej në gol nga Ismail Dunga.

Skuadra e Egbo vlerësoi maksimalisht këtë miqësore dhe në fundin e pjesës barazoi shifrat falë autogolit të Isufit. Në pjesën e dytë Dunga kishte mundësinë të kalonte sërish në epërsi Vllazninë por i vetëm përballë Visar Bekaj u ndal nga portieri kosovar.

4 minuta nga fundit, Albion Avdijaj realizoi golin e fitores, në një miqësore që ka një vlerë të veçantë në përgatitjet në prag të sezonit të ri, si dhe në synimin për të marrë një kualifikim historik për në grupet e Europa League.

SHKARKO APP