Tirana fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë, Bylis mund Skënderbeun (VIDEO)
Tirana ka arritur që të marrë një fitore 2-1 në klasiken e futbollit shqiptar kundër Vllaznisë. Kjo është humbja e dytë në katër javët e fundit për kuqeblutë, që mbajnë kryesimin, por me rrezikun e afrimit të Partizanit ose Laçit.
Ndeshja në Shkodër nisi me një ritëm të lartë. Në minutën e katërt kuqeblutë fituan një penallti pas një faulli në zonë. Nga pika e bardhë Dilaver u tregua i saktë. Kundërpërgjigja e Tiranës ishte e shpejt, teksa dy minuta më pas Batha ekzekutoi saktë një goditje dënimi.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Shehit realizoi dhe golin e përmbysjes. Seferi shërbeu një asist për Elton Cale, teksa ky i fundit e pati të thjeshtë për të shënuar. Rastet për Tiranën nuk do të mungonin edhe më pas, ndërkohë që Vllaznia la shumë hapësira pas.
Bylis fitoi 1-0 duelin e mbijetesës kundër Skënderbeut. Golin e vetëm e shënoi Beji në minutën e 56-të. Në duelin tjetër, Kastrioti dhe Apolonia u ndan në një barazim pa gola. /R.Lika-Koha Jone/