Tirana humb

Në javën e 8-të të Kategorisë Superiore, në dy ndeshjet e mbetura të mbyllura sot, Luftëtari i Gjirokastrës i ka dhënë fund serisë së fitoreve të Tiranës. Gjirokastritët luanin si ekipi pritës dhe ashtu u sollën thuajse gjatë gjithë lojës. Golin do ta gjenin në minutën e 41, por gëzimi i avantazhit zgjati vetëm 4 minuta, pasi Taku barazoi shifrat pak minuta nga fërshëllima e fundit të pjesës së parë.

Fraksioni i parë ndeshjes u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Tirana goditet sërish pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe këtë herë është Bregu ai që i ndëshkon. Bardheblutë u munduan të kontrollojnë lojën, por përpjekjet e tyre për të dërguar topin në rrjetë ishin të vakta dhe nuk kishin qartësi në fazën ofensive.

Luftëtari u shfaq disa herë rrezikshëm në portën kundërshtare dhe ishte fati ai që e shpëtoi Tiranën nga një humbje më e thellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Vllaznia mposhti minimalisht 1-0 Teutën e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?