Tirana humb një legjendë, Gëzim Kasmin

Pas humbjeve të rënda te Telat Agollit dhe Esat Rrakiqit, vjen edhe një tjetër lajm i kobshëm, një humbje tjetër e madhe sportive dhe njerëzore siç është ndarja nga jeta e ish-futbollistit Gëzim Kasmi.

Kasmi ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të 17 Nëntorit të viteve 60-70, një lojtar që u dallua aq sa u grumbullua edhe me ekipin tonë Kombëtar ku luajti në repartin e mbrojtjes me sukses në disa ndeshje ndërkombëtare.

Vlerat e Gëzim Kasmit janë të njohura jo vetëm në ambientin tiranas por edhe më gjerë. Edhe Federata Shqiptare i ka shprehur ngushëllimet e rastit familjarëve të të ndjerit që u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?