Tirana i mbyllë me humbje përgatitjet në Turqi, munden edhe nga Korona Kielce
Tirana i mbyll me një humbje përgatitjet në Antalia aty ku gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar mini-fazën përgatitore të dimrit. Bardheblutë u mposhtën 2-1 me përmbysje në miqësoren e 3-të nga skuadra që luan në elitën e futbollit kroat Korona Kielce.
Ndeshja nisi shumë mirë për Tiranën që kaloi menjëherë në avantazh teksa pas vetëm 4 minutash zhbllokoi rezultatin me argjentinasin Agustin Torassa. Të dyja skuadrat patën të tjera mundësi në pjesën e parë, por shifrat mbetën të pandryshuara, ndërkohë në fraksionin e dytë, në harkun e 8 minutave nga e 47-ta në të 55-ën polakët e Koronas realizuan dy herë duke përmbysur shifrat me Pavindan dhe Lioin.
Në pjesën e dytë Egbo bëri shumë ndryshime në formacion dhe përpjekjet e Tiranës për të bërë diçka nuk rezultuan efikase me takimin që u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës polake. Tirana këtë takim e nisi me Likën në portë, Doka, Vangjeli, Muça e Ismajlgeci në mbrojtje, Batha, Çelhaka si mesfushorë me tipare difensive dhe Cale, Torassa e Cobbinah në mbështetje të sulmuesit të vetëm, anglezit Michael Ngoo. Pas humbjes ndaj Alanyaspor dhe fitores ndaj hungarezëve të Mezokovesdi, kjo ishte humbja e dytë në tokën turke për bardheblutë.