FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana konfirmohet për “titull”, mund edhe Skënderbeun (VIDEO)

Tirana nuk di të ndalet këtë fillim sezoni duke arritur një tjetër fitore të rëndësishme, 3-1 ndaj Skënderbeut në javën e tretë. Bardheblutë do të kalonin të parët në avantazh në shtesën e pjesës së parë. Kobina mundohet që të godasë në hyrje të zonës, topi pritet nga Kolici dhe më pas shkon te Ngoo, i cili e ka të thjeshtë për ta shoqëruar në rrjetë.

 

Kur u duk se ndeshja ishte nën kontrollin e skuadrës kryeqytetase, do të vinte reagimi i Skënderbeut që gjen golin e barazimit në minutën e 67-të me Pollozhanin, i cili shfrytëzon më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, do të rigjente avantazhin me Grent Halilin, që arrin të shënojë pas një krosimi të Hoxhollarit. Ndrkohë që në limitet e kohës së rregullt, do të ishte vetë mbrojtësi që do të shënonte golin e tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luftëtari thelloi edhe më shumë krizën e Flamurtarit duke e mposhtur 2-1. Dy gola të Filit i kanë mjaftuar gjirokastitëve për të sfumuar golin e shënuar nga Sukajt dhe për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Sfida tjetër mes Teutës dhe Vllaznisë u mbyllë në barazim pa gola. /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?