Tirana konfirmon: Për Merveilin na ofrojnë më shumë nga ç’thotë media
Gjithashtu kryeqytetasit u bëjnë thirrje mediave që “të mos abuzojnë me lajme të sponsorizuara apo të montuara” në këtë periudhë merkatoje, duke theksuar se çdo informacion do të kalojë nga kanalet zyrtare të klubit. “KF Tirana dëshiron të informojë tifozët bardheblu dhe opinionin sportiv për punën intensive që klubi po bën për pjesën e dytë të sezonit, – theksohet në komunikatë. – Në çdo periudhë transferimesh, emra të ndryshëm publikohen në media mbi mundësitë e afrimit te Tirana.
Fjalë të pavërteta janë thënë e shkruar në ditët e fundit nga media të ndryshme sportive, të shkruara, vizive apo online. KF Tirana po punon për të afruar në skuadër elementë cilësorë, të përzgjedhur nga stafi teknik dhe me cilësitë e nevojshme për objektivat sezonale. Klubi fton gjithashtu mediat të mos abuzojnë me lajme të sponsorizuara apo të montuara. Klubi po punon për të krijuar mundësitë e një periudhe përgatitore model dhe përgatitjen si duhet të pjesës së dytë të sezonit. Në kanalet zyrtare të klubit do të publikohet në mënyrë sistematike informacion i saktë për tifozët dhe opinionin sportiv”./panoramasport
KOHA JONË SONDAZH

