Tirana mbetet me 10 lojtarë, por Xhixha i kalon në avantazh (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Diel, 2 Tetor 2022 19:49
Tirana ka arritur që të zhbllokojë derbin ndaj Partizanit në fundin e pjesës së parë, edhe pse është me një futbollist më pak.
Arbitri ka ndërhyrë me VAR për të ndëshkuar me karton të kuq Bruno Lulaj pas një faulli ndaj Skukës në limitet e zonës së rreptësisë.
Në minutat shtesë, Redon Xhixha përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Rexhepi për ta dërguar topin në kuadratin e portës.
KOHA JONË SONDAZH

