Tirana mbetet në Kategorinë Superiore, mund në “Play Out” Pogradecin
Tirana ia doli të shmangte rënien nga Kategoria Superiore, pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Pogradecit në finalen e “play-out”-it, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Pavarësisht luftës së fortë në fushë dhe rasteve të shumta nga të dy skuadrat, fati foli për bardheblutë në minutën e 89-të, kur një devijim i pafat i Hysenllarit, pas një goditjeje të Jarmounit, përfundoi në rrjetën e portierit Stanic.
Kjo fitore e lejon Tiranën të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Pogradeci e mbyll ëndrrën e rikthimit, duke u kthyer në Kategorinë e Parë.
Pas vërshëllimës finale, tensioni mes lojtarëve kulmoi me përplasje fizike, çka detyroi arbitrin të ndëshkonte dy prej tyre me karton të kuq.
KOHA JONË SONDAZH

