Tirana mëson kundërshtarin për fazën e Play-Off, rival i vështirë

Tirana do të luajë kundër Young Boys në playoff-in e Europa League, një ndeshje e vlefshme për një vend në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

Ndeshja teke do të luhet në datën 1 tetor në Zvicër dhe që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë në fazën e grupeve të Europa League gjatë këtij sezoni.

Young Boys në këtë sezon dështoi të shkonte në fazën e grupeve të Champions League pasi u eliminuan në turin e tretë kualifikues teksa u mposhtën thellë me rezultatin 3-0 nga Midtjylland në Danimarkë.

SHKARKO APP