Tirana mund minimalisht Laçin dhe arratiset në vendin e parë (VIDEO)

Tirana nuk ka ndërmend që të ndalet në Superligë. Bardheblutë morën fitoren e radhës në kampionat 1-0 ndaj Laçit në duelin e vlefshëm për javën e 26-të.

Kurbinasit i hapën shumë probleme bardhebluve pavarësisht mungesave të shumta që kishin në formacion. Madje në pjesën e parë goditën edhe shtyllën e portës së Likës.

Gjithsesi në pjesën e dytë, një dalje e gabuar e Stazhillës u shfrytëzua më së miri nga Ngoo, i cili do të shënonte me kokë, me portën e boshatisur. Tirana ka 11 fitore në 12 ndeshjet e fundit dhe arratiset në vendin e parë me 53 pikë, 9 më shumë se Kukësi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP