Tirana ndalet në barazim spektakolar në Ballsh

Bylis dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në Ballsh, në një ndeshje emocionuese, por që në fund nuk pati fitues.

Ekipi i drejtuar nga Emmanuel Egbo  kaloi në avantazh me Përgjonin, në minutën e 18-të.

Bardheblutë provuan të reagonin dhe ia dolën që të barazojnë shifrat me Ndrecën, në minutën e 83-të.

I cili ndërkohë përmbysi llogaritë në favor të miqve, 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ruçi vendosi ekuilibrat përfundimisht në 2-2 në kohën shtesë, duke bërë që skuadrat të dalin nga kjo ndeshje me nga një pikë.

SHKARKO APP