Tirana ngec në ”Elbasan Arena”, kurse Vllaznia fiton dhe renditet në vendin e dytë

Këtë të hënë në ”Elbasan Arena”, Tirana barazoi 1-1 me Laçin. Paulo Silva u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, pas një ndërhyerje ndaj Regi Lushkja-s. Në të 34-tën, Abazaj lëshoi sinjale në portën kundërshtare, me anë të një goditje të bukur, por pa mundur dot të dërgojë topin në rrjetë.

Laçi nuk u dorëzua dhe ia doli të vendosë ekuilibrat 10 minuta përpara fundit të kohës së rregullt, me Myrta-n, i aktivizuar vetëm pak më parë. Tirana renditet në vendin e katërt me 35 pikë. Për Laçin barazimi i pestë radhazi në kampionat dhe vendi i shtatë në renditje me 30 pikë.

Vllaznia i ka marrë vendin e dytë Partizanit pasi ka fituar 0-1 në “Niko Dovana” ndaj Dinamon. Vllaznia triumfoi 0-1 në përballjen e mbajtur në “Niko Dovana”. Pjesa e parë përfundoi 0-1 në favor të shkodranëve, të cilët iu falën një goli fantastik të Alivodës. Me këtë sukses, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e pestë me 35 pikë.

SHKARKO APP