Tirana-Partizani mbyllet në “paqe”, s’ka gola në 100 minuta lojë (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola. Dueli i luajtur në “Selman Stermasi” ka dhuruar shumë emocione, me të dyja skuadrat që patën mundësitë e tyre për të gjetur golin e avantazhit. Në fraksionin e parë dominuan bardheblutë që ju afruan në tri raste golit të avantazhit me Ngoo, por portieri Hoxha ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.

Në pjesën e dytë loja u zhvillua më shumë në mesfushë, ndërkohë që në minutat e fundit Partizani ju afrua golit me Telushin, që u ndal nga shtylla, ndërkohë që Telushi rrezikoi një autogol. Me këtë barazim Partizani ruan venin e parë me 50 pikë, ndërkohë që Tirana mbetet në të 7-in me 29 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

TIRANA-PARTIZANI 0-0

Swiss Digital Mobile Reklama

97’ Telushi i afrohet shumë golit me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi, por tentativa e tij përkëdhel rrjetën e jashtme të portës

81’ Partizani i afrohet shumë golit të avantazhit, teksa pas një rrëmuje në hyrje të zonës, Telushi lëshoi një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Sfera shkoi në shtyllën e djathtë të portës së Tiranës

73’ Pas një rivënie anësore, Tutulli devijon topin me kokë në goditje nga këndi, por duke rrezikuar shumë një autogol në portën e portierit të tij, Abibi

69’ Hoxhollari provon me një goditje shumë potente nga goditja e lirë, por përfundon shumë larg kuadratit

57’ Hektor Idrizaj ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, duke lënë fushën e lojës. Ai është shoqëruar në spital me ambulancë për të bërë kontrolle më të detajuara

52’ Shumë pak lojë efektive në fillimin e pjesës së dytë, me duele të forta në mesfushë

45’ Mbyllet fraksioni i parë i ndeshjes, teksa skuadra bardheblu kishte një dominim në kontrollin e lojës dhe në raste

30’ Mema nuk i beson syve për rastet e shumta të shpërdoruara. Kërçiku driblon mjaft mirë në krahun e djathtë dhe kroson në zonë për Ngoo, i cili ndalet sërish nga portieri Hoxha

24’ Bardheblutë krijojnë një tjetër mundësi të pastër. Hoxhollari del mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në zonë për Ngoo, i cili godet me kokë në cepin e portës, por Hoxha i përgjigjet me një super pritje

19’ Tirana shfaqet sërish rrezikshëm me një top të gjatë për Hasanin. Hezitimi i Ibrahimit për pak sa nuk u shfrytëzua nga mesfushori i bardhebluve

12’ Ngoo kontrollon mjaft mirë topin në zonë, pason për Grecën, i cili provon me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon lehtësisht në duart e portierit Hoxha

 

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Duka, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtar: Enea Jorgji

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?