Tirana prek fundin, bardheblutë humbin përballë Vorës. U braktisën edhe nga tifozët

Këtë të shtunë Tirana u mposht 0-2 nga Vora në “Selman Stërmasi”, për disfatën e shtatë sezonale. Ndeshja nisi më mirë për miqtë dhe Vora kaloi në avantazh me Patrik Bardhin pas vetëm 12 minutave lojë. Për t’i vendosur “kapakun” një ndeshje të dështuar mendoi mbrojtësi Lleshi, i cili gaboi në ndërhyrjen kundër Adeloye dhe shkakoi 11 metërsh në favor të Vorës.

Penalltia u shfrytëzua mirë nga Irgi Kasalla që me të djathtën ia la sferën në qendër portierit Tafas (minuta 33), me këtë të fundit që zgjodhi krahun e gabuar në hedhje. Edhe pse kishte afro 60 minuta lojë shifrat mbetën të pandryshuara dhe Vora siguroi tri pikë me shumë peshë.

Për t’u theksuar se sot në “Selman Stërmasi” Tirana u braktis edhe nga tifozët, me një numër të vogël të “Fanaticsave” që u panë në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Superliga, raundi 11-të:

Swiss Digital Mobile Reklama

E shtunë, 08 nëntor 2025

14:00 Tirana 0-2 Vora

17:00 Vllaznia – Dinamo

E diel, 09 nëntor 2025

17:00 AF Elbasani – Egnatia

17:00 Teuta – Partizani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?