Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku
Omer Bunjaku është drejtori i ri sportiv te Tirana. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi bardheblu, nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas një eksperience të rëndësishme, në klube si Shkupi dhe Ballkani, Bunjaku do të provojë aventurën e parë në Shqipëri.
“Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku.
Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll. Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
E presim me besim dhe i urojmë mirëseardhje në shtëpinë bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit.
Më herët, Tirana ndryshoi edhe trajnerin, duke larguar Vangjel Milen dhe e pasoi me Roberto Bordin në stol.
KOHA JONË SONDAZH

