Tirana prezanton sulmuesin finlandez: Klub i madh, nuk e dija që ishte sot derbi!
Sulmuesi finlandez, Tim Väyrynen u prezantua sot si futbollisti më i ri i Tiranës. 27-vjeçari deklaroi para mediave se kishte marrë informacione për klubin bardheblu përpara se të firmoste me ta.
“Në Finlandë e ndjekim shumë futbollin dhe i njohim klubet e mëdha. Tirana është një klub i madh dhe kam marrë informacion. Është një mundësi e mirë. Duket mirë këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që do ta ndihmoj ekipin për të luftuar titullin kampion.
Tirana është nder i madh. Është bukur të jesh këtu, stadiumi, tifozët. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtu. Shpresoj që situata e pandemisë të ndryshojë. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne dhe dua ta ndiej mbështetjen e klubit. Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të fitojë kampionatin.
Prezantim para derbit? Nuk e dija këtë. Faleminderit që më thatë”, zuloi sulmuesi finlandez.