Tirana reagon ashpër: Tregoni respekt ndaj trajnerit dhe futbollistëve!

Klubi i Tiranës ka reaguar me një postim në faqen zyrtare vetëm disa orë pas fitores ndaj Vllaznisë. Në këtë deklaratë Tirana u bën thirrje mediave të mos aludojnë mbi të ardhmen e trajnerit dhe futbollistëve. Në orët e fundit është folur shumë për një akord mes bardhebluve dhe trajnerit Ilir Daja për sezonin e ardhshëm, por klubi kryeqytetas e ka mohuar.

“Klubi i Futbollit Tirana reagon përballë fjalëve të pavërteta të thëna shpesh në media. Për arsye të ndryshme dhe të çuditshme, trajneri dhe lojtaret janë vënë në diskutim për vlerat, rëndësinë dhe të ardhmen tek Tirana. Kjo skuadër për gjithçka ka dhënë, meriton respekt. Në asnjë moment, askush nuk është vënë në diskutim, përkundrazi po punohet për të ardhmen dhe rinovimet. Ftojmë mediat sportive të mos bien pre e menaxherëve me emra futbollistësh të sponsorizuar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova apo dhe kudo tjetër.

Ftojmë gjithashtu trajnerë dhe ish-trajnerë të ftuar në studio televizive, të ruajnë etikën profesionale për të mos aluduar, abuzuar dhe krijuar situata imagjinare të cilat tentojnë të prishin klimën e qetë në skuadër. Stafi teknik dhe të gjithë futbollistët pa përjashtim janë të përqendruar maksimalisht tek objektivat e këtij sezoni”, shkruhet në deklaratën që klubi i Tiranës.

SHKARKO APP