Tirana shkarkon trajnerin Mema

Ardian Mema nuk është më edhe zyrtarisht trajner i Tiranës. Klubi ka njoftuar në rrjetet sociale këtë të premte shkarkimin e trajnerit, edhe pse kishte kohë që flitej për një ndarjes mes tyre. “KF Tirana dhe Ardian Mema kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, trajneri Mema nuk do të jetë më në krye të bardhebluve. KF Tirana e falënderon trajnerin Ard Mema për kontributin 1-vjeçar në krye të skuadrës”. Ajo që vulosi largimin e Memës duket se ishte humbja 3-1 në Ballsh, edhe pse pakënaqësitë e klubit ishin bërë publike prej fillimit të muajit tetor, kur bardheblutë barazuan në fushën e Flamurtarit. Aty, Presidenti Refik Halili u shpreh i hapur për dorëheqjen e trajnerit. Tani, drejtuesi i klubit duket i bindur: ndryshimi në stol është i paevitueshëm. Një ditë më parë, ekipi bardheblu zhvilloi stërvitjen i drejtuar nga pjesëtarët e stafit teknik Erjon Xhafa dhe Emanuel Egbo.

SHKARKO APP