Tirana shpallet kampione për moshat U-19

Tirana nuk po bën mirë jo vetëm në ekipin e parë. Skuadra bardheblu ka fituar edhe me moshat U-19.

Komunikata e FSHF – “Është zhvilluar të dielën ceremonia e dorëzimit të Kupës për ekipin kampion të kampionatit U-19, që organizohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së, Tiranë.

Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun KF Tiranës së drejtuar nga trajneri Alpin Gallo, që arriti të triumfojë duke mbyllur sezonin në vendin e parë.

Ceremonia u zhvillua në përfundim të ndeshjes FK Tirana-FK Kamza, që u mbylle me fitoren 3-1 të bardhebluve e që u luajt në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë”.

SHKARKO APP