Tirana “shtrëngon duart” me trajnerin Nuhiu
Tirana ka zyrtarizuar largimin e trjnerit Ardian Nuhiu. Klubi ka ndërprerë bashlëpunimin me teknikun, pas rezultateve të dobëta në kampionat. Dy humbjet e fundit, ajo në derbi dhe më pas ndaj Teutës, rezultuan fatale për Nuhiu, i cili drejtoi kryeqytetasit për 18 ndeshje.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.
KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.
Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.
I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”,-shkruan klubi.
KOHA JONË SONDAZH

