Tirana thyen karantinën, lojtarët nisin stërvitjen në stadiumin “Selman Stermasi”

Futbollistët e Tiranës, duket se i kanë dhënë fund karantinës, pavarësisht situatës së pandemisë së koronavirusit dhe rregullave të vendosura nga qeveria.

Kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, janë duke u stërvitur në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të kapur formën optimale dhe për të qenë një hap para nga kundërshtarët, në rast se kampionati rifillon.

Siç shihet edhe nga fotot futbollistët bardheblu kanë injoruar edhe rregullat e distancimit social duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

SHKARKO APP