Tirana vishet kuqezi, tifozët shqiptarë mbushin sheshin “Italia” me këngë e daulle
Ndërsa Kombëtarja shqiptare përgatitet për përballjen e madhe në Leskovac, atmosfera është ndezur edhe në kryeqytet.
Tifozët kuqezi janë mbledhur në sheshin “Italia”, pranë Arenës Kombëtare, ku është organizuar një event special për ndjekjen live të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Qindra dashamirës të futbollit kanë mbushur sheshin me daulle, flamuj dhe këngë patriotike, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë kuqezi.

KOHA JONË SONDAZH

