Tirana vlen thuajse sa Guelor Kanga i Zvezdës, ja diferencat sipas “Transfermarkt”
Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë nesër në mbrëmje për turin e dytë kualifikues për Champions League, në orën 20:00. Nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme, duke parë tensionet mes dy vendeve. Nëse krahasojmë vlerat e skuadrave në faqen e njohur, transfermarket, diferencat janë të mëdha.
Vlera totale e skuadrës së Zvezda-s në Transfermarket është 54 milionë euro, ndërsa Tirana vlen vetëm 4 milion euro. Lojtari më i vlefshëm i Zvezdas është Guelor Kanga, i cili vlerësohet me 3.5 milion euro, i ndjekur nga Rodic, Ben, Degenek dhe Gavric, vlera e të cilëve është tre milionë euro, dhe Borjan, Petrovic, Sanogo, Pavkov, Garcia, Boaci kanë një vlerë prej dy ose pak më shumë.
Nga ana tjetër, afrimi më i ri nga Maqedonia e Veriut, Kristijan Tosevski, është futbollisti më i vlefshëm te bardheblutë me 500,000 euro, i ndjekur nga Filip Najdovski me 450,000 euro. Në vendin e tretë është Idriz Batha me 300 mijë euro. Braziliani Elton Cale ka një vlerë prej 275 mijë eurosh, i ndjekur nga Agustin Torasa me 250 mijë euro. /R.Lika-Koha Jone/