Tirana zyrtarisht jashtë “Final Four”, dështuan totalisht në këtë sezon të elitës. Skënderbeu ia del

Tirana është zyrtarisht jashtë “Final Four”. Jashtë garës për titull, bardheblutë dështuan totalisht në këtë sezon të elitës, duke zhgënjyer tifozët, të cilët prisnin një skuadër që luftonte për trofeun.

Pavarësisht fitores 0-3 ndaj Egnatias në ndeshjen e fundit të kampionatit, në vendin e katërt renditet përfundimisht Skënderbeu, me korccarët që pas triumfit 1-5 ndaj Vllaznisë kanë 51 pikë, 1 pikë më shumë se ekipi i Erbim Fagut që pozicionohet e pesta.

Kampionati jep verdiktet pas 36 ndeshjesh. Pas kryesuesve të Egnatias, në vendin e dytë me 63 pikë është Partizani, me të kuqtë që fituan 4-0 ndaj Erzenit.

Në vendin e 3-të është Vllaznia me 59 pikë, bashkë me Skënderbeun do të jenë këto katër skuadrat që në fund do të luftojnë për titullin kampion. Kukësi i rënë një kategori më poshtë pësoi disfatë 2-0 ndaj Laçit që do jetë në Play Out, ndërsa Teuta-Dinamo përfundoi 1-0.

SHKARKO APP