Tirana zyrtarizon Erbim Fagun si trajnerin e ri të ekipit

Tirana ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Erbim Fagu. Tekniku 36-vjeçar ka firmosur mëngjesin e së martës. Ish-mbrojtësi rikthehet si pjesë e bardhebluve pas eksperiencës që pati në Holandë.

Fagu ishte zëvendës-trajner i Tiranës në sezonin 2021-2022 kur bardheblutë arritën të fitonin titullin kampion.

Njoftimi i Tiranës:

Swiss Digital Desktop Reklama

_MIRËSEVJEN ERBIM FAGU!

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.

Fagu është tekniku i cili ka dhënë kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu_”, thuhet në postimin e klubit bardheblu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?