Tite njofton largimin nga drejtimi i Brazilit, tifozët duan … Guardiolën

Në konferencën për shtypin në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, trajneri i Brazilit, Tite ka njoftuar se largohet nga drejtimi i “Seleçaos”. Trajneri konfirmoi se do t’i kishte dhënë fund eksperiencës në krye të Seleçaos pavarësisht ecurisë në këtë Botëror.

“Ishte një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time. Ka përfunduar një cikël, e kam thënë më shumë se një vit e gjysmë më pare që do të largohesha.”

Tifozët brazilianë i kanë idetë të qarta për të ardhmen, ata preferojnë një emër të madh si Pep Guardiola, përpara Abel Ferreiras dhe Jorge Jesus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?