Tjetër lajm i keq për Juventusin, konfirmohet dëmtimi i Koopmeiners

Nuk ka aspak lajme të mira nga “infermieria” për Juventusin. Teun Koopmeiners mbërriti në “Jmedical” në kohën e drekës për t’iu nënshtruar testeve instrumentale, të cilat, siç u komunikua nga klubi bardhezi, “theksuan praninë e një frakture paksa të zhvendosur të brinjës së dytë të përparme të djathtë”.

Holandezi pësoi dhimbje në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Cagliarit. Koha e rikuperimit duhet të jetë 4-6 javë, por qw do tw shihet ditw pas ditw avancimi i rikuperimnit. Një mungesë e madhe për Thiago Motta, i cili tashmë ka humbur Bremer për të gjithë sezonin, gjithashtu duhet të përballet me dëmtimin e Nico Gonzalez.

Thuram dhe Douglas Luiz janë dy alternativa në mesfushë, me brazilianin që pritet të zëvendësojë yllin holandez.

SHKARKO APP