Tjetër largim te Partizani, huazon mesfushorin në Ishujt Faroe

Partizani huazon një tjetër futbollist në futbollin nordik, pas Asir Asanit, që iu bashkua AIK të Stokholmit në Suedi. Bëhet fjalë për Alesio Hysenin, mesfushorin 23-vjeçar, që deri në përfundim të sezonit do të luajë në kampionatin e Ishujve Faroe në radhët e skuadrës KI Klaksvik.

“Klubi zyrtarizon transferimin në formulën e huazimit të Alesio Hysenit pranë skuadrës KI Klaksvik. Mesfushori 23-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në janarin e 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe.

Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020”, shkruan Partizani në njoftimin për shtyp.

SHKARKO APP