Tjetër medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi triumfon në Katar

Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Masterin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Numri një në botë, Krasniqi mposhti në finale me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës në vitin 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.

Pesë garuesit  që ndodhen brenda normës Olimpike Tokyo 2020, Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) do të synojnë ta nisin 2021-tën me medalje dhe njëkohësisht të shtojnë pikë të reja Olimpike, të cilat iu ndihmojnë edhe për renditje më të mirë para Olimpiadës së Tokios.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?