Tjetër rast me koronavirus tek Interi, shkon në 5 numri i lojtarëve

Shkon në 5 numri i të prekurve me koronavirus te skuadra e Interit. Pas Bastonit, Skriniar, Gagliardinit dhe Nainggolan, së fundmi me Covid-19 ka dalë pozitivë edhe portieri i dytë Radu. Klubi ziklatër ka konfirmuar lajmin me anë të një deklarate për shtyp, pas tamponëve të kryer ditën e djeshme.

Skuadra e Contes do të bëjë të tjera kontrolle ditën e nesërme, por shqetësimi është i madh për derbin ndaj Milanin që do të luhet më 17 tetor. Rastet me Covid janë bërë shqetësuese te Genoa, Napoli, Milani dhe tashmë dhe tek Interi. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP