Tjetër rekord nga Harry Kane, parakalon një tjetër emër në listën e golashënuesve

Tottenham u rikthye te fitorja pas barazimit në transfertë përballë West Ham me rezultatin 1-1. “Spurs” triumfuan në shtëpi ndaj Fulham me rezultatin 2-1, me golat e Hojbjerg dhe Harry Kane.

Për 29-vjeçarin ishte një tjetër ndeshje për të thyer rekordet që anglezi ka nisur prej kohësh.

Me golin e shënuar në sfidën përballë Fulham, Kane arriti shifrën e 188 realizimeve, duke kaluar në vendin e tretë në listën e golashënuesve të gjitha kohërave në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?