Tjetër shans për Asllanin, e nis titullar sfidën ndaj Venezias
Kristjan Asllani do të ketë një tjetër shans me Interin. Mesfushori ishte një ndër më të kritikuarit e tifozëve zikaltër, pas humbjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit.
Trajneri Simone Inzaghi i ka dhënë një tjetër mundësi shqiptarit, duke e zgjedhur si titullar në përballjen e kampionatit ndaj Venezia-s.
Një paraqitje e mirë, do të bënte që Asllani të heshtë të gjithë kritikët për performancën ndaj rivalëve të qytetit. Dueli sapo ka filluar dhe shihet i rëndësishëm për ekipin zikaltër.