Todibo i thotë “po” Milanit, po negociohet vetëm formula e transferimit

Jean-Clair Todibo shumë shpejt do të transferohet te skuadra e Milanit, teksa Frederic Massara ka qenë në Katalonjë për të mbyllur marrëveshjen. Drejtuesi i specializuar për merkaton e kuqezinjve, ka takuar agjentin e lojtarit, teksa po punohet për formulën e transferimit.

Milani do të kërkojë huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, për të parë ambientimin e tij në 6 muajt e parë në Itali. Barcelona ndërkohë nuk kërkon që të humbasë shërbimet e plota të lojtarit për ta pasur në dorë në të ardhmen.

Kontaktet në orët e fundit kanë qenë të shumta mes të dyja klubeve, teksa në ditët në vijim pritet që francezi të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP