”Tokyo 2020”, shteti më i vogël që rrëmben një medalje të bronztë

Medaljet nuk janë vetëm për yjet që vijnë nga shtet që janë superfuqi. Alessandra Perilli fitoi medaljen e bronztë ditën e sotme në Olimpiadën “Tokyo 2020”, duke shkruar historinë, pasi kjo ishte medalja e parë e San Marinos në një eveniment të tillë.

33-vjeçarja, me medaljen e fituar në disiplinën e qitjes me piatel, e shndërroi gjithashtu San Marinon në shtetin më të vogël që fiton medalje në Lojërat Olimpike.

San Marino ka një popullsi prej vetëm 33 860 banorësh dhe ka marrë pjesë 25 herë në Olimpiadë, me debutimin në vitin 1960.

SHKARKO APP