Tomoviç kujton natën e Beogradit: Mos e fryni tensionin, në fushë jemi vetëm sportistë!
Ish-mbrojtësi serb Nenad Tomoviç, një nga protagonistët e famshëm të ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, ka folur sërish për atë ngjarje, duke bërë thirrje për qetësi para përballjes së sotme në Leskovac.
Në një intervistë për SportKlub, ish-lojtari i Fiorentinës tha se tensionet mes dy vendeve krijohen “jashtë fushës” dhe se futbollistët duhet të fokusohen vetëm te loja.
“Kur luhen ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjithçka niset nga jashtë: politika, historia, provokimet. Por në fushë duhet të jetë futboll, asgjë më shumë. Në Tiranë gjithçka shkoi normalisht, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe tani,” deklaroi Tomoviç.
Ai shtoi se Serbia ka një skuadër më të mirë dhe nuk duhet të humbasë energji për çështje që s’kanë lidhje me sportin.
Në fund, Tomoviç kujtoi edhe eksperiencat e tij pozitive me futbollistë dhe miq shqiptarë gjatë karrierës në Itali:
“Kam pasur shumë miq shqiptarë, brenda e jashtë fushës. Me Berishën te SPAL kishim një miqësi të sinqertë. Në fund, nuk ka rëndësi nga je, por çfarë njeriu je.”
KOHA JONË SONDAZH

