Tonali i hapur për rikthimin në Itali, Juventus dhe Milan mund të ëndërrojnë!

Mesfushori italian Sandro Tonali, një nga shtyllat e kombëtares italiane dhe protagonist absolut te Newcastle United, ka rikthyer debatet mbi të ardhmen e tij me një deklaratë të sinqertë, por që ka ngjallur reagime të forta në Angli.

Pas ndeshjes në Champions, Tonali, i cili ka kontratë me Newcastle deri në vitin 2029, u pyet për të ardhmen e tij me klubin anglez. Përgjigjja e tij ishte e matur, por edhe e drejtpërdrejtë: “Është një pyetje e vështirë, sepse në futboll duhet të mendosh sezon pas sezoni. Nuk dua të them se do të qëndroj këtu 10 vjet dhe pastaj ndoshta të largohem pas dy ose tre sezonesh. Dua të mendoj vetëm për veten time.”

Fjalët e tij nuk janë pritur mirë nga një pjesë e tifozëve anglezë, veçanërisht sepse klubi i kishte qëndruar afër gjatë periudhës së ndalimit për çështjen e basteve sportive. Megjithatë, Tonali ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për mungesë respekti ndaj klubit: “Në futboll çdo gjë mund të ndryshojë shpejt. E pamë me Isak që kaloi te Liverpool për 150 milionë euro. Në jetë, kur ke një mundësi tjetër, duhet të mendosh mirë. Prandaj nuk dua të premtoj që do të qëndroj këtu për 10 vjet, edhe pse tani jam i lumtur te Newcastle.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Corriere della Sera, Tonali nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim të mundshëm në Serie A, me Milanin dhe Juventusin si pistat më të nxehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime pranë lojtarit pohojnë se ai shpesh u ka thënë miqve të tij se do t’i pëlqente një ditë të rikthehej në fanellën kuqezi, ndërsa nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit, veçanërisht François Modesto dhe Cristiano Giuntoli, po e mbajnë nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Një transferim në janar është konsideruar pothuajse i pamundur, por gjatë verës së ardhshme Tonali mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos.

Newcastle e ka vlerësuar kartonin e tij 100 milionë euro, një shumë që e bën blerjen të mundshme vetëm për klubet më të pasura të Premier League. Megjithatë, Juventusi dhe Milani nuk e përjashtojnë mundësinë për ta rikthyer “djalin e artë” të futbollit italian në Serie A, qoftë edhe përmes një formule kreative transferimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?