Tonali: Seria A po bëhet gjithnjë e më e bukur, një ditë do të kthehem

Mesfushori i Kombëtares italiane, Sandro Tonali, ka folur nga grumbullimi në Coverciano për të ardhmen e tij dhe për mundësinë e një rikthimi në Serie A.

“Të kthehem në Serie A? Është e vështirë të përgjigjem tani, sepse nuk dihet kurrë çfarë mund të ndodhë. Por unë them gjithmonë ‘po’, sepse për një italian ekziston gjithmonë dëshira për t’u kthyer në vendin e tij. Ndoshta jo tani, pasi aktualisht ndihem mirë në çdo aspekt. Megjithatë, nuk e mbyll kurrë derën,” u shpreh Tonali për kanalet zyrtare të FIGC, në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Botërorin kundër Estonisë dhe Izraelit.

Tonali vlerësoi gjithashtu nivelin gjithnjë në rritje të kampionatit italian: “Serie A po bëhet çdo vit më e bukur. Çdo sezon përmirësohet, me skuadra gjithnjë e më të forta që rrisin nivelin teknik të kampionatit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, mesfushori reagoi ndaj fjalëve të ish-legjendës së Manchester United, Paul Scholes, i cili e kishte cilësuar atë si mesfushorin më të mirë të Premier League: “Vicario më tha për komentet e tij. Sa herë që komplimentet vijnë nga lojtarë të tillë të mëdhenj, është gjithmonë një surprizë e këndshme dhe të bën të ndihesh mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?