Toni Kroos, pasuesi më i mirë në La Liga për këtë sezon

Toni Kroos është futbollisti që ka rikuperuar më shumë topa që nga rikthimi në mars të vitit 2019. Futbollisti gjerman është pjesë integrale e skuadrës së Ziane. Vetëm Pique dhe Busquets kanë tentuar që të bëjnë më shumë se mesfushori, por futbollisti madrilen ka një saktësi më të madhe.

Kroos ka kompletuar 2184 nga 23336 pasime në total, me një saktësi prej 93.49 për qind, ndjekur nga Pique me 91.75 dhe Busuqets me 89.66 për qind. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asist në 44 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet.

Vetëm Casemiro ka luajtur më shumë minuta këtë sezon. Braziliani ka luajtur 3991 minuta, ndërkohë që gjermani 3479 minuta. Statistika që tregojnë për rëndësinë e madhe që ka Kroos në skuadrën e Realit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP