
Luis De La Fuente është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i Vitit” në ceremoninë e Topit të Artë 2026, që po zhvillohet këtë të hënë në Londër.
Përzgjedhësi i Spanjës vlerësohet për punën dhe kontributin e tij në drejtimin e kombëtares spanjolle, duke u renditur mes emrave të nderuar të mbrëmjes gala.
Ceremonia vijon me ndarjen e çmimeve të tjera individuale, ndërsa vëmendja kryesore mbetet te shpallja e fituesit të Topit të Artë për meshkuj.
