Topi i Artë qëndron në Madrid

Duket se Topi i Artë këtë vit do të qëndrojë në Madrid, pasi tre lojtarë të Realit dhe 1 i Atletikos janë pretendentë për ta marrë atë.

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Antonie Griezmann dhe Toni Kroos janë favoritet kryesorë.

Prestigjozja franceze France Football ka bërë një analizë dhe ka përzgjedhur këta katër futbollistë.

Të katër këta futbollistë me Kombëtaret e tyre janë kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2016 dhe për më etper dolen ne finale te Uefa Champions League.

Listën e kryeson Cristiano Roanldo që me Portugalinë është në gjysmëfinale dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 16 gola.

I dyti është Gareth Bale, që po ashtu luan në Real Madrid dhe është në gjysmëfinale me Uellsin, ku luan  kundër Portugalisë.

I treti është Antonie Griezmann, që ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve dhe është golashënuesi më i mirë në Euro me 4 gola.

SHKARKO APP