“Topi i Artë”, Ronaldo sfidon Messin: Dua ta parakaloj

Fitimi i “Topit të Artë” nga Kristiano Ronaldo ka ndezur sërish sfidën mes yllit të Realit të Madridit dhe Leo Mesit. Argjentinasi është sërish para dhe komandon me rezultatin 5-4 në garën se cili prej tyre ka fituar më shumë cmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit. Dhe është padyshim inetresante të dëgjosh Ronaldon teksa flet për rivalin e tij të madh, e madje lëshon edhe një provokim intrigues.

“Nëse do të kisha luajtur bashkë me Mesin, tani do të kisha fituar më shumë “Topa të Artë”. Do të ishte vërtet interesante ta shikonim njëri-tjetrin në të njëjtën skuadër. Mendoj se futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë bashkë. Kështu që unë mendoj se nëse do të kishim luajtur bashkë do të kisha fituar më shumë unë se sa ai, por gjithsesi nuk do të kishte ndonjë distancë të madhe”.

Përtej sugjerimit të Ronaldos, lufta mes tyre vazhdon dhe portugezi pavarësisht vlerësimit dhe respektit për yllin e Barcelonës garanton se dueli mes tyre në distancë do të vazhdojë të dhurojë kënaqësi të mëdha për të apasionuarit pas futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dinë të gjithë që Mesi është një lojtar i madh, ka fituar 5 herë “Topin e Artë”. Unë do të kërkoj ta parakaloj në sezonet e ardhshme. Do të jem aty për ta luajtur këtë sfidë, si gjithmonë”, – shtoi portugezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy do të gjenden sërish përballë njëri-tjetrit, në 9 janar, këtë herë për çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit” nga Fifa, me Ronaldon që sërish mbetet favorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?