Topi i Artë/ Vijon përplasja mes Real Madridit dhe “France Football”

Përplasja mes Real Madrid dhe organizatorëve të çmimit prestigjioz “Topi i Artë” vazhdon. Konflikti nisi vitin e kaluar, kur pas tensioneve mes France Football, UEFA-s dhe klubit madrilen, skuadra merengues vendosi të bojkotojë ceremoninë.

Sipas të përditshmes Marca, drejtuesit e Real Madrid nuk pranuan të udhëtonin drejt Parisit për shkak të zhgënjimit që Vinicius Jr. nuk u shpall fitues. Klubi anuloi udhëtimin e të gjithë skuadrës, ku përveç trajnerit Carlo Ancelotti, i shpallur si trajneri më i mirë, priteshin edhe Carvajal, Bellingham, Valverde dhe vetë Vinicius, i cili madje kishte përgatitur një festë në kryeqytetin francez për të festuar suksesin e tij.

Mungesa e Real Madrid krijoi jehonë të madhe dhe la të befasuar botën e futbollit. Ndërkohë, për edicionin e vitit 2025, emrat më të përfolur për të fituar “Topin e Artë” janë ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, dhe anësori i PSG-së, Ousmane Dembélé.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?