Torino bën gati ofertën për Marash Kumbullën pas dëmtimit të Ismajlit

Emri i Marash Kumbullës po qarkullon në Itali, pasi te Mallorca nuk janë të kënaqur me rendimentin e mbrojtësit shqiptar dhe po shqyrtojnë mundësinë që të ndërpresin para kohe huazimin. Sipas raportimeve të Sky Sport, interesimi për qendërmbrojtësin kuqezi nuk vjen vetëm nga Udinese, por së fundmi edhe Torino ka kërkuar informacione konkrete për situatën e tij.

Nevoja e Torinos për një ndërhyrje të shpejtë në merkato lidhet me dëmtimin e Ismajlit, i cili pritet të mungojë të paktën një muaj, duke detyruar klubin të kërkojë një zëvendësues me kosto të ulët.

Në këtë kuadër, Kumbulla shihet si profili ideal. Një lojtar që e njeh shumë mirë Serie A dhe është në pronësi të Romës, me të cilën ka regjistruar 68 ndeshje dhe 4 gola. Më herët ai është aktivizuar edhe me Hellas Verona, ku u bë i njohur, ndërsa ka kaluar një sezon huazim edhe te Sassuolo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kumbulla konsiderohet një “okazion” i vërtetë në merkato dhe dëshira e palëve  lojtarit është rikthimi në Serie A. Megjithatë, vendimi final i takon Mallorca-s, e cila nuk preferon që mbrojtësi shqiptar të transferohet te Espanyol, një tjetër klub i interesuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?