Torino e Sampdoria provat e fundit për De Boer. De Biasi: Do bisedoja me Interin

Erick Thohir ka zbarkuar në Milano për të diskutuar mbi të ardhmen e De Boer. Përpara se të merret një vendim përfundimtarë mbi aventurën e trajnerit holandez në stolin zikaltër duhet pritur fundjava. De Boer ka në dispozicion dy sfida për të vërtetuar se skuadra reagon nën drejtimin e tij.

Thohir dhe drejtuesit e tjerë të klubin kërkojnë që Inter të fitojë dy takimet e ardhshme, kundër Torinos mbrëmjen e sotme dhe në fundjavë përballë Sampdorias., në të kundërt De Bour do të shkarkohet. Në Itali e bëjnë të sigurt largimin holandezit madje po mendojë se kush do të jetë pasuesi i tij.

Pak ditë më parë u lakua edhe emri i Gianni De Biasit, trajneri i përfaqësueses shqiptare i është përgjigjur shkurt interesimit të medias për këtë çështje. I pyetur se si do të vepronte nëse në telefonin e tij mbërrinte një thirrje nga Apiano Xhentile (selia e Interit), De Biazi u përgjigj prerë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do përgjigjesha dhe do bisedoja. Duke analizuar gjendjen aktuale të klubit nga Milano, tekniku kuqezi komentoi: “Pas Tripletës e kanë humbur sigurinë. Duket sikur nuk dinë ç ‘peshq të kapin”, theksoi De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?