Torino fiton bindshëm me Ismajlin në fushë, Asllani e sheh sfidën nga stoli
Torino ka nisur vitin me një sukses bindës në Serie A, duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian. Granatët e zhbllokuan shpejt takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me Giovanni Simeone, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Pavarësisht një loje të ekuilibruar për pjesën më të madhe të takimit, Torino arriti ta mbyllë ndeshjen në minutat e fundit. Në të 87-ën, Cesare Casadei realizoi golin e dytë me një goditje të saktë nga jashtë zone, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.
Në kohën shtesë erdhi edhe goli i tretë, me Alieu Njie, i cili përfitoi nga një asist perfekt i Ardian Ismajlit. Mbrojtësi shqiptar ishte një ndër më të mirët në fushë.
Nga ana tjetër, Kristjan Asllani nuk u aktivizua asnjë minutë dhe e ndoqi sfidën nga stoli. Mosangazhimi i tij konfirmon ndërprerjen e huazimit te Torino, me mesfushorin shqiptar që pritet të rikthehet përkohësisht te Interi dhe të huazohet sërish gjatë merkatos së janarit.
KOHA JONË SONDAZH

